Mesfushori i Barcelonës, Dani Olmo, ka refuzuar një ofertë shumë të majme nga Arabia Saudite për të qëndruar te klubi katalanas.
Sipas “Diario Sport”, skuadra e Ligës Saudite, Al Qadisiyah, e drejtuar nga Brendan Rodgers, iu afrua spanjollit rreth gjashtë javë më parë.
Propozimi përfshinte një kontratë katërvjeçare me vlerë totale afro 40 milionë euro, rreth 9.5 milionë euro neto në sezon.

Klubi saudit ishte gjithashtu i gatshëm t’i ofronte Barcelonës rreth 60 milionë euro për të siguruar transferimin.
Megjithatë, pavarësisht ofertës financiare të jashtëzakonshme, Olmo ka bërë të qartë se dëshiron vetëm të ketë sukses te Barcelona.
Edhe klubet nga Liga Premier dhe Ligue 1 kanë shfaqur interes për mesfushorin në të kaluarën, por ai ka mbajtur të njëjtin qëndrim.
Reprezentuesi i Spanjës mbetet plotësisht i fokusuar për të siguruar një vend të rëndësishëm në projektin e Hansi Flick në “Camp Nou”./Telegrafi/





