Përmendet në dosjet e Epstein, reagon Gigi Hadid

Supermodelja Gigi Hadid ka folur për herë të parë pas publikimit të dosjeve të Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së mbi Jeffrey Epstein, ku përmendet emri i saj. Në një shkëmbim emailesh të vitit 2015, një person i paidentifikuar pyeste Epstein për suksesin e motrave Hadid, duke sugjeruar se babai i tyre e kishte paguar agjencinë. […]

Magazina

Supermodelja Gigi Hadid ka folur për herë të parë pas publikimit të dosjeve të Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së mbi Jeffrey Epstein, ku përmendet emri i saj.

Në një shkëmbim emailesh të vitit 2015, një person i paidentifikuar pyeste Epstein për suksesin e motrave Hadid, duke sugjeruar se babai i tyre e kishte paguar agjencinë.

Epstein e mohoi këtë, duke lënë të kuptohet se gjithçka kishte ndodhur për shkak të disiplinës dhe ndjekjes së udhëzimeve, shkruan enews.

Gigi, 30 vjeçe, u shpreh se leximi i dokumenteve ishte i tmerrshëm dhe e bëri të ndihet keq.

Ajo theksoi se nuk ka pasur kurrë lidhje me Epstein dhe se prindërit e saj, Mohammed dhe Yolanda Hadid, e mbrojtën dhe e edukuan me vlerat e punës së palodhur.

“Kur u përmenda në ato dosje, mendoj se isha 20-21 vjeç – është shqetësuese”, tha Gigi, duke shtuar se nuk dëshiron të minimizojë historitë e viktimave të vërteta të Epstein.

Epstein, i cili pranoi më parë fajësinë për nxitje prostitucioni dhe trafikim të të miturve, u arrestua në korrik 2019 dhe vdiq nga vetëvrasja pak javë më pas. /Telegrafi/