Fisnik Asllani flet për golin e bukur, humbjen ndaj Mainz dhe të ardhmen

Sulmuesi kosovar Fisnik Asllani po kalon një periudhë me emocione të përziera, pasi vetëm pak ditë pas dështimit për t’u kualifikuar në Kupën e Botës me Kosovën, gjeti rrugën e rrjetës me një supergol për Hoffenheimin. Megjithatë, goli i tij nuk mjaftoi për të shmangur humbjen 2:1 ndaj Mainzit në Bundesligë. 23-vjeçari reagoi pas ndeshjes, […]

Sport

Sulmuesi kosovar Fisnik Asllani po kalon një periudhë me emocione të përziera, pasi vetëm pak ditë pas dështimit për t’u kualifikuar në Kupën e Botës me Kosovën, gjeti rrugën e rrjetës me një supergol për Hoffenheimin.

Megjithatë, goli i tij nuk mjaftoi për të shmangur humbjen 2:1 ndaj Mainzit në Bundesligë.

23-vjeçari reagoi pas ndeshjes, duke folur për momentin e tij, formën dhe objektivat me skuadrën.

“Po, mund të thoni këtë”, u shpreh ai për Kicker, duke iu referuar faktit se goli ishte një mënyrë për të shkarkuar frustrimin pas eliminimit nga Botërori.

“Kam pasur goditje të ngjashme me ekipin nacional kundër Turqisë, që portieri e shtyu në traversë. Këtë herë shkoi nën shtyllë. Ndonjëherë je me fat, ndonjëherë jo”.

“Mendoj se sidomos në pjesën e parë, pas barazimit, kemi luajtur mirë dhe ishim ekip më i mirë.”

“Në fund humbëm shanse për ta bërë 2-1 në pjesën e parë. Ka pasur raste që nuk i kemi konkretizuar si duhet, ose na ka munguar preciziteti në pasimin final, ose kemi marrë vendime të gabuara”.

“Nuk ka asgjë tjetër për ne pos që të vazhdojmë përpara. Duhet të punojmë gjatë javës, do të jetë javë e shkurtër. Java e shkurtër ofron shans për përmirësim të shpejtë”, deklaroi Asllani.

Sulmuesi shqiptar u pyet edhe për ofertat që ka në tavolinë, por si gjithmonë nuk iu përgjigj pyetjes.

“Gjëja e vetme për të cilën mund të ndikoj është ajo që ndodh në fushë: të vazhdoj të performoj dhe ta ndihmoj ekipin me gola, asistime apo çdo gjë tjetër.”

“Të them të drejtën, nuk jam i interesuar për atë që ndodh përreth meje. Më lini të luaj futboll dhe të argëtohem – kjo është ajo që po bëj këtë vit.”