Bayern Munich me përmbysje spektakulare triumfon ndaj Freiburgut

Bayern Munich ka arkëtuar pikët e plota me një rikthim mbresëlënës, duke u mposhtur në udhëtim Freiburgun. Vendasit pavarësisht që u dominuan në posedim, arritën t’i arkëtonin pikët e plota me një fitore 2-1. Treu dhe Beste kishin mundësi të mirë shënimi por që nuk ia dolën ta mposhtin Manuel Neuer. Megjithatë, ishte Johan Manzambi […]

Sport

Bayern Munich ka arkëtuar pikët e plota me një rikthim mbresëlënës, duke u mposhtur në udhëtim Freiburgun.

Vendasit pavarësisht që u dominuan në posedim, arritën t’i arkëtonin pikët e plota me një fitore 2-1.

Treu dhe Beste kishin mundësi të mirë shënimi por që nuk ia dolën ta mposhtin Manuel Neuer.

Megjithatë, ishte Johan Manzambi që shënoi një supergol nga distanca për ta zhbllokuar epërsinë (46’).

Kur Bayerni po sulmonte, Lucas Holer përfitoi nga një top i kthyer prej riëvendjes këndore për ta dyfishuar epërsinë (71’).

Pas kësaj, Bayern Munichu rrezikoi me Michael Olise dhe Luis Diaz, por asnjëri nuk arritën t’i finalizonin rastet.

Me këto dy gola të pësuar, Bayerni tregoi fytyrë krejtë tjetër. Fillimisht, Tom Bischof realizoi një supergol nga distanca për ta ngushtuar epërsinë (84’).

I njëjti pastaj shënoi një tjetër gol fantastik nga distanca për ta barazuar rezultatin në kohën shtesë (90+2’).

Kurse, në aksionin e fundit të ndeshjes, Alphonso Davies asistoi për Lennart Karl, i cili realizoi nga afërsia për ta vulosur përmbysjen (90+8’).

Kësisoj, Bayerni mbetet lider me 73 pikë ndërsa Freiburg zë pozitën e tetë me 37 sosh./Telegrafi/