Nesër, duke filluar nga ora 07:00, do të ketë mbyllje të përkohshme të komunikacionit në tre intervale kohore nga pesë minuta secili: nga 07:00 deri në 07:05, nga 08:00 deri në 08:05 dhe nga 09:00 deri në 09:05. Këto masa ndërmerren për shkak të zhvillimit të garës në vrapim malor “Vodno-Matka Trails 2026”.
Sample ImageGara do të nisë dhe përfundojë në kompleksin “Fshati Maqedonas”, ndërsa traseja përfshin një pjesë të rrugës publike deri në fshatin Nerez i Epërm (te xhamia), pas së cilës vazhdon në shtigje malore, njoftojnë nga MPB.

Po ashtu, nga ora 10:00 do të zhvillohet edhe një garë rrugore në organizim të Lidhjes së Sporteve të Shkupit. Traseja e saj fillon nga bulevardi “Ilinden”, pranë fontanës “Lotus” (start dhe finish), vazhdon drejt përgjatë bulevardit deri te kryqëzimi me bulevardin “8 Shtatori”, ku bëhet kthim gjysmë-rrethor dhe rikthim në pikën e nisjes.
Për shkak të këtyre aktiviteteve, Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor do të vendosë regjim të veçantë të trafikut, ndërsa qarkullimi do të ridrejtohet në rrugë alternative.
MPB u bën apel qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e policisë në zonat ku do të zhvillohen aktivitetet.





