Forbes publikon 10 sportistët me fitimet më të mëdha në histori

Sport

Cristiano Ronaldo është sportisti me të ardhurat më të larta në historinë e sportit, sipas revistës prestigjioze Forbes. Ylli portugez, 41-vjeçar, këtë vit u bë sportisti i parë aktiv që kaloi shifrën prej dy miliardë dollarësh të ardhura totale gjatë karrierës profesionale, ekuivalente me rreth 1.87 miliardë euro. Të ardhurat e tij pritet të rriten […]

Madhësia e shkronjave

Cristiano Ronaldo është sportisti me të ardhurat më të larta në historinë e sportit, sipas revistës prestigjioze Forbes.

Ylli portugez, 41-vjeçar, këtë vit u bë sportisti i parë aktiv që kaloi shifrën prej dy miliardë dollarësh të ardhura totale gjatë karrierës profesionale, ekuivalente me rreth 1.87 miliardë euro. Të ardhurat e tij pritet të rriten edhe më shumë deri në fund të sezonit.

Në krye të listës historike të Forbes gjenden edhe legjenda të sportit si Tiger Woods, Lionel Messi dhe LeBron James.

Përllogaritja përfshin pagat, shpërblimet financiare, kontratat e sponsorizimit dhe të ardhurat e tjera nga aktivitetet e biznesit gjatë karrierës profesionale.

Shumat e publikuara janë bruto, pra para zbritjes së taksave dhe komisioneve të agjentëve./Telegrafi/

Komentet