Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Komunën e Kaçanikut

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një i dyshuar për krime lufte në komunën e Kaçanikut. Në njoftim bëhet e ditur se i dyshuari është A.D. “Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, me urdhër të P...

Nacionale
Madhësia e shkronjave: 17px

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një i dyshuar për krime lufte në komunën e Kaçanikut.

Në njoftim bëhet e ditur se i dyshuari është A.D.

“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, kanë arrestuar A.D., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘krime lufte kundër popullsisë civile’”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/