Shqipëria të enjten do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, ndërsa moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.
SHMU njofton se reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohen që prej orëve të para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit.

Gjatë ditës pritet që reshjet e shiut të vijojnë në mënyrë të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët, hera-herës në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Në zonën e Alpeve, në verilindje – juglindje në lartësinë mbi 1000-1100 metër reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri 18 m/s.
Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 3-5 ballë. /Telegrafi/






