Kur fillon Kupa e Botës 2026? Datat kryesore, ndeshja hapëse dhe finalja

Pas përfundimit të eliminatoreve, vëmendja e botës së futbollit tashmë është përqendruar te Kupa e Botës 2026, që pritet të jetë edicioni më i madh në histori. Turneu do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë, duke përfshirë për her...

Sport
Reklame

Pas përfundimit të eliminatoreve, vëmendja e botës së futbollit tashmë është përqendruar te Kupa e Botës 2026, që pritet të jetë edicioni më i madh në histori.

Turneu do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë, duke përfshirë për herë të parë 48 përfaqësuese.

Kosova edhe pse iu afrua, nuk ia doli, duke humbur në finalen e play-offit nga Turqia. Shqipëria humbi në gjysmëfinale ndaj Polonisë.

Kur do të zhvillohet ndeshja hapëse dhe finalja e Kupës së Botës 2026?

Festivali i madh i futbollit do të fillojë më 11 qershor në stadiumin Azteca, i cili do të presë ndeshjen hapëse. Vendi ku u krijua një pjesë e rëndësishme e legjendës së Maradonës do të hapë një turne që do të zgjasë deri më 19 korrik, data e finales që do të luhet në stadiumin New Jersey në New York .

Ndeshja hapëse e Kupës së Botës 2026: Meksikë – Afrika e Jugut, 11 qershor (Stadiumi Azteca)

Ndeshja e finales së Kupës së Botës 2026 : 19 korrik (Stadiumi i New Jerseyt)

Por orari i Kupës së Botës 2026 ofron shumë më tepër sesa vetëm dy ndeshje. Në fakt, do të luhen gjithsej 104 ndeshje gjatë pothuajse 50 ditëve të garës , të cilat i analizojmë më poshtë për t’ju dhënë një ide se sa do të zgjasin raundet e ndryshme të kampionatit.

Turneu do të zgjasë rreth 40 ditë dhe do të përfshijë plot 104 ndeshje. Ja fazat kryesore:

Edicioni i vitit 2026 do të sjellë një ndryshim të madh në format. Do të ketë 12 grupe, ndërsa në fazën eliminatore do të kalojnë vendet e para, të dyta dhe tetë vendet më të mira të treta.

Ky format i ri nënkupton se një ekip që synon titullin duhet të zhvillojë deri në 8 ndeshje, një më shumë se në edicionet e mëparshme. /Telegrafi/