Kur të rritem dua të bëhem drejtor i Fordit! Ky mund të jetë ëndrra e çdo fëmije, por edhe e çdo të rrituri. Sepse, kur je drejtor i Fordit, duket se nuk mund të gabosh.
Gjiganti automobilistik Ford nuk ka arritur të bëjë një sukses serioz me veturat elektrike. Për këtë arsye, në dhjetor ka fshirë nga bilancet gjithsej 16 miliardë euro investime shumëvjeçare.

Megjithatë, pavarësisht këtyre dështimeve, drejtori ekzekutiv Jim Farley për vitin 2025 ka marrë pagën më të lartë që nga marrja e detyrës në vitin 2020, raportoi Detroit Free Press. Farley vitin e kaluar fitoi gjithsej 24 milionë euro.
Në total, Ford raportoi një humbje neto prej 8.2 miliardë dollarësh në vitin 2025. Rritja e pagës vjen pas një viti shumë sfidues për kompaninë në tërësi.
Një zjarr shkatërrues te një furnizues alumini në New York goditi kompaninë, ndërsa tarifat dhe problemet tregtare tronditën gjithë industrinë automobilistike.
Raporti mes kompensimit total të Farleyt dhe pagës mesatare të një punonjësi të Ford-it është 295 me 1. /Telegrafi/






