Dy amerikanë ngjiten në një mal në Ekuador për të thyer rekordin botëror në shah

Life/Bizare

Dy miq të ngushtë nga SHBA-ja janë ngjitur në malin Chimborazo, në Ekuador, në një lartësi prej rreth 6,277 metrash, për të zhvilluar një lojë shahu dhe për të vendosur një rekord të ri botëror Guinness. Adam Wininger, 32 vjeç, dhe Joshua Host, 44 vjeç, fituan titullin për lojën më të lartë në lartësi të […]

Madhësia e shkronjave

Dy miq të ngushtë nga SHBA-ja janë ngjitur në malin Chimborazo, në Ekuador, në një lartësi prej rreth 6,277 metrash, për të zhvilluar një lojë shahu dhe për të vendosur një rekord të ri botëror Guinness.

Adam Wininger, 32 vjeç, dhe Joshua Host, 44 vjeç, fituan titullin për lojën më të lartë në lartësi të zhvilluar në kategorinë e lojërave të tavolinës dhe atyre argëtuese. Ata luajtën shah në majën e malit, në provincën Bolivar të Ekuadorit, më 31 mars.

“Është loja jonë e preferuar dhe ka diçka vërtet epike në të luajturit e saj në majë të një mali”, tha Wininger për Guinness World Records, transmeton Telegrafi.

Dyshja kishte tentuar të ngjitej në këtë mal edhe disa muaj më parë, por kushtet e vështira atmosferike ua kishin pamundësuar arritjen në majë.

Wininger dhe Host e thyen rekordin e mëparshëm me rreth 61 metra. Titulli mbahej nga britanikët Tim Maw dhe Neil Laughton, të cilët në vitin 2024 luajtën shah në malin Putha Hiunchuli, në Nepal, në lartësinë prej rreth 6,216 metrash.

Dy rekorderët e rinj thonë se synojnë ta ruajnë titullin e tyre edhe në të ardhmen.

“Nëse dikush na e thyen rekordin, ne do ta thyejmë sërish me 61 metra më shumë. Çdo herë”, tha Wininger. /Telegrafi/