Mbyllet pjesa e parë: Kosova dominon ndaj Turqisë, shtylla ndal gëzimin e ‘Dardanëve’

Kombëtarja e Kosovës po luan baras me rezultat 0-0 në shtëpi ndaj Turqisë pas pjesës së parë në ndeshjen finale të playoff-it për kualifikim në Kupën e Botës. ‘Dardanët’ ishin shumë të mirë në këtë pjesë duke dominuar kundërshtarin dhe duke mos lejua...

Sport
Reklame

Kombëtarja e Kosovës po luan baras me rezultat 0-0 në shtëpi ndaj Turqisë pas pjesës së parë në ndeshjen finale të playoff-it për kualifikim në Kupën e Botës.

‘Dardanët’ ishin shumë të mirë në këtë pjesë duke dominuar kundërshtarin dhe duke mos lejuar shumë hapësira për të rrezikuar portën e Aro Muric.

Shenjat e para në këtë ndeshje Kosova i dha në minutën e 21-të ku pas një aksioni të bukur topi i dhuruar në zonë nga Veldin Hoxha u bllokua nga mbrojtësit turq.

Rasti më serioz për gol erdhi në minutën e 28-të kur Fisnik Asllani me një super goditje arriti ta godasë shtyllën, ndërsa nga topi i kthyer Vedat Muriqi nuk ia doli ta çojë topin në rrjetë.

Në përgjithësi pra Kosova pati disa dalje tejet të rrezikshme në sulm, por ishte e pafat për të gjetur golin.

Shpresojmë që nëse vazhdojmë me këtë intensitet të lojës në pjesën e dytë, të arrijmë të shënojmë edhe golin i cili do ta bënte realitet ëndrrën tonë të madhe – kualifikimin në Kupën e Botës 2026./Telegrafi/