Kombëtarja e Kosovës do të luajë sot (e martë) ndeshjen historike ndaj Turqisë për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Mungesë e madhe për ‘Dardanët’ në këtë ndeshje do të jetë ajo e kapitenit Amir Rrahmani.
Një lëndim i pësuar me Napolin ia ka pamundësuar atij që të jetë pranë ekipit në ndeshjen ndaj Sllovakisë dhe tani ndaj Turqisë.

Megjithatë, ndonëse jo në fushë ai do të jetë prezent në shkallët e stadiumit për t’i dhënë përkrahje morale bashkëlojtarëve.
Tani para fillimit të ndeshjes, ai ka publikuar një fotografi në Instagram të legjendës Fadil Vokrri, ku pas tij shihet fanella e Rrahmanit me numër 13-të.
Përmes kësaj fotografie Rrahmani shprehur mirënjohjen për ish-presidentin e FFK-së që luajti rol kyç në pranimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA.
Kujtojmë se ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë do të nis me fillim nga ora 20:45.
Mbulueshmëria speciale e ngjarjes është mundësuar nga DFK Group, Daakonn Investments, Voom, Patos Kosova dhe 99esim./Telegrafi/






