“Edoni kundër Kenanit”, faqja e Juventusit me postim para ndeshjes Kosovë-Turqi

Kombëtarja e Kosovës do të luajë sot (e martë) ndeshjen historike ndaj Turqisë për kualifikim në Kupën e Botës 2026. Para kësaj ndeshjeje ka reaguar edhe faqja zyrtare e gjigantit italian Juventus. Tashmë dihet se dy futbollistët e ‘Zonjës së Vjetër’...

Sport
Reklame

Kombëtarja e Kosovës do të luajë sot (e martë) ndeshjen historike ndaj Turqisë për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Para kësaj ndeshjeje ka reaguar edhe faqja zyrtare e gjigantit italian Juventus.

Tashmë dihet se dy futbollistët e ‘Zonjës së Vjetër’, Edon Zhegrova dhe Kenan Yildiz, do të takohen sot me njëri-tjetrin, por kësaj radhe në cilësinë e kundërshtarit.

Faqja zyrtare e klubit ka postuar fotografitë e të dy lojtarëve me fanellën e Juventusit, duke ju uruar të dyve fat për ndeshjen e sotme.

Kujtojmë se ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë do të nis me fillim nga ora 20:45.

Mbulueshmëria speciale e ngjarjes është mundësuar nga DFK Group, Daakonn Investments, Voom, Patos Kosova dhe 99esim./Telegrafi/