Struga e pa përfshirë në Korridorin 8, Bekim Qoku: Fakti që kjo rrugë ka arritur deri këtu, është një arritje e jashtëzakonshme

Pas deklaratës së kryeministrit Hristijan Mickoski se Struga nuk do të lidhet me autostradën Ohër - Kërçovë, u shpreh edhe deputeti nga Struga, Bekim Qoku.Sipas deputetit Qoku, kritikat e opozitës nuk mund të merren seriozisht sepse për dy dekada nuk...

Nacionale
Reklame

Pas deklaratës së kryeministrit Hristijan Mickoski se Struga nuk do të lidhet me autostradën Ohër – Kërçovë, u shpreh edhe deputeti nga Struga, Bekim Qoku.Sipas deputetit Qoku, kritikat e opozitës nuk mund të merren seriozisht sepse për dy dekada nuk arriti tëndërtojë asnjë kilometër autostradë.”Korridori 8 po ndërtohet pikërisht nga kjo qeveri, me një dinamikë të paparë deri më sot. Kjo sepse të gjitha qeveritë e mëparshme kanë dështuar plotësisht në këtë drejtim. Kostoja e projektit pritet t’i kushtojë shtetit rreth 1.4 deri në 1.7 miliardë euro, ndërsa përfundimi i punimeve është planifikuar për vitin 2029. Opozita ka të drejtë të kritikojë, sepse kjo është në natyrën e saj. Por jo kjo opozitë, e cila nuk ka qenë në gjendje të ndërtojë as edhe një kilometër të vetëm”, shprehet Qoku.Sipas tij, për ata është e rëndësishme që autostrada të arrijë deri në Trebenishtë dhe Ohër, dhe më pas të shohë mundësi të zgjasë autostradën 20 ose 30 kilometra.”Për ne është thelbësore që autostrada të arrijë deri në Trebenishtë dhe Ohër. Kur të mbërrijë aty, mundësitë për ta zgjatur edhe për 20 apo 30 kilometra të tjerë do të jenë gjithmonë të hapura. Por deri në atë pikë, kjo qeveri do ta çojë rrugën me ritëm rekord, duke investuar deri në 1.7 miliardë euro. Sa i përket argumentit të UNESCO-s, besoj se do të gjenden modalitete për sigurimin e lejeve të nevojshme, ashtu siç janë siguruar për autostradën nga Trebenishta në Ohër, një zonë kjo shumë më afër Liqenit të Ohrit sesa segmenti nga Trebenishta në drejtim të Shqipërisë. E njëjta vlen edhe për Aeroportin e Ohrit, i cili është edhe më pranë liqenit dhe, për interes madhor, UNESCO ka gjetur justifikimin për të dhënë leje”, shkruan Qoku në Facebook.Në fund, Qoku thekson se kjo është çështje kohe dhe financash dhe se fakti që kjo rrugë ka arritur deri këtu, në vetvete, është një arritje e jashtëzakonshme./Telegrafi/