Lëndohet ylli i Barcelonës – mungon në dy ndeshjet ndaj Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve

Barcelona ka marrë një lajm të keq në një moment kritik të sezonit, pasi është konfirmuar se Raphinha është tërhequr nga grumbullimi i Kombëtares së Brazilit. Sulmuesi i blaugranasve u detyrua të largohej nga kampi stërvitor për shkak të një problemi...

Sport

Barcelona ka marrë një lajm të keq në një moment kritik të sezonit, pasi është konfirmuar se Raphinha është tërhequr nga grumbullimi i Kombëtares së Brazilit.

Sulmuesi i blaugranasve u detyrua të largohej nga kampi stërvitor për shkak të një problemi muskulor të pësuar gjatë humbjes 2-1 në ndeshjen miqësore ndaj Francës.

Në “Spotify Camp Nou” ka shqetësim serioz, duke marrë parasysh ngarkesën e madhe të ndeshjeve në vijim.

Barcelona përballet me sfida vendimtare dhe tashmë është konfirmuar se Raphinha do të mungojë në ndeshjet e ardhshme ndaj Atletico Madridit, në të dyja përballjet e çerekfinales së Ligës së Kampionëve, si dhe në derbin katalanas ndaj Espanyolit.

Me skuadrën që lufton në disa fronte njëkohësisht, mungesa e një lojtari me kreativitetin dhe lidershipin e brazilianit përbën një goditje të rëndë për planet e trajnerit Hansi Flick.

Kjo nuk është hera e parë që 29-vjeçari përballet me probleme në të njëjtën zonë gjatë këtij sezoni.

Raphinha kishte pësuar më parë një dëmtim në kofshën e djathtë në fund të shtatorit, i cili e mbajti jashtë fushës për dy muaj, ndërsa rikthimi i tij u komplikua nga disa rikthime të dëmtimit./Telegrafi/