Real Madrid pritet të jetë shumë aktiv gjatë afatit kalimtar veror, si në aspektin e ashtu edhe të largimeve.
Sa i përket daljeve, dy lojtarë tashmë janë pothuajse të konfirmuar se do të largohen: David Alaba dhe Dani Ceballos.
I pari nuk do të ketë rinovim të kontratës para se ajo të skadojë në muajin qershor, ndërsa sipas raportimeve të Marca, edhe Ceballos nuk bën pjesë në planet e së ardhmes në “Santiago Bernabeu”.

Mesfushori është i gatshëm të largohet sapo të hapet afati kalimtar veror dhe klubi madrilen është i hapur për shitjen e tij – me kusht që të vijë një ofertë e pranueshme.
Ceballos, i cili është i lënduar që nga muaji shkurt, nuk ka më vend në projektin e ardhshëm të Real Madridit. Dalja në skenë e talentit Thiago Pitarch ka bërë që roli i tij të zbehet edhe më shumë, ndërsa me ardhjen e një mesfushori të ri gjatë verës, ai do të konsiderohej i tepërt për sezonin 2026/27.
Mesfushori spanjoll tashmë ka nisur të mendojë për të ardhmen, dhe sipas të njëjtit burim, ka një preferencë të qartë: Real Betis.
Ai ëndërron një rikthim te klubi i tij i fëmijërisë, me të cilin ka qenë shumë pranë ribashkimit në disa raste gjatë viteve të fundit.
Megjithatë, rikthimi te Betis nuk pritet të jetë i lehtë. Klubi nga Sevilla mund të ketë kufizime financiare për ta realizuar transferimin, dhe shumëçka do të varet nga fakti nëse kushtet e vendosura nga Real Madridi do të pranohen nga drejtori sportiv Manu Fajardo dhe stafi i tij.
Për momentin, fokusi kryesor i Ceballos mbetet rikthimi në fushë me Real Madridin. Ai synon ta mbyllë aventurën në “Bernabeu” në mënyrën më të mirë të mundshme, përpara se të vendosë përfundimisht për destinacionin e tij të ardhshëm gjatë verës./Telegrafi/





