Mediumi i njohur spanjoll Marca i ka kushtuar vëmendje të veçantë suksesit historik të Kosova, pas fitores dramatike 4-3 ndaj Sllovakisë në Bratislavë.
Gazeta prestigjioze spanjolle ka vlerësuar paraqitjen e ekipit kosovar, duke theksuar organizimin, disiplinën taktike dhe vendosmërinë që skuadra tregoi në një ndeshje me ritëm të lartë dhe emocione të shumta.
Sipas Marca, Kosova arriti të menaxhojë mirë momentet vendimtare të takimit, duke ruajtur avantazhin edhe në çastet më të vështira, pavarësisht presionit të madh nga vendasit.

“Muriqi dhe Kosova bëjnë histori në ndeshjen e çmendur në Bratislavë. Kosova ishte e vendosur, luajti me disiplinë të lartë, pa krijuar shumë raste të pastra”.
“Ata e mbyllën ndeshjen duke u mbrojtur pas golit në shtesë nga Sllovakia. Goli i Strelecit i dha shpresë tifozëve vendës, por mbeti vetëm ëndërr”.
“Të martën, në finalen e madhe kundër Turqisë. Ëndrra për paraqitjen në Botërorin e parë vazhdon”, thuhej në artikullin e gazetës së famshme spanjolle.
Tashmë, të gjitha sytë janë të drejtuar nga finalja e playoff-it, ku Kosova do të përballet me Turqinë.
Kjo ndeshje pritet të jetë vendimtare për fatin e “Dardanëve” dhe që mund të kurorëzojë një rrugëtim të jashtëzakonshëm drejt Kupës së Botës./Telegrafi/





