Ylli sllovak i dëshpëruar pas ndeshjes: Nuk arritëm ta përballojmë ritmin e Kosovës

Pas humbjes dramatike me rezultat 4-3 ndaj Kosovës, portieri i Sllovakisë, Martin Dubravka, ka pranuar se ekipi i tij nuk arriti të përballojë ritmin e lartë të kundërshtarit, sidomos në pjesën e dytë të ndeshjes. Sllovakia e mbylli pjesën e parë në ...

Sport

Pas humbjes dramatike me rezultat 4-3 ndaj Kosovës, portieri i Sllovakisë, Martin Dubravka, ka pranuar se ekipi i tij nuk arriti të përballojë ritmin e lartë të kundërshtarit, sidomos në pjesën e dytë të ndeshjes.

Sllovakia e mbylli pjesën e parë në epërsi 2-1, duke dhënë shenja se kishte kontroll mbi lojën.

Megjithatë, gjithçka ndryshoi pas pushimit, ku Kosova u rikthye fuqishëm, duke përmbysur rezultatin dhe duke siguruar një fitore historike në Bratislavë.

Intensiteti, presioni dhe efikasiteti i “Dardanëve” bënë diferencën në momentet vendimtare të sfidës.

Pas ndeshjes, Dubravka nuk e fshehu zhgënjimin për këtë disfatë, duke theksuar se pjesa e dytë ishte vendimtare dhe shumë larg nivelit të kërkuar për një përballje të tillë.

“Ne patëm një pjesë të parë shumë të mirë, por pjesa e dytë ishte vërtetë e keqe. Pasi Kosova barazoi sërish, ne nuk arritëm ta mbanim ritmin me të.

“Jam i trishtuar, do të më mbetet peng për një kohë të gjatë. Për ne lojtarët më të vjetër, ishte një nga rastet tona të fundit prë të luajtur në Kupën e Botës. Por, ky është realiteti”, ka thënë Dubravka./Telegrafi/