Tifozët e Kosovës i kanë pushtuar rrugët e Bratislavës para përballjes mes Sllovakisë dhe Kosovës, kështu së paku raportojnë mediat sllovake.
Kosova do ta zhvillojë gjysmëfinalen e play-offit në Sllovaki, ndërsa rrugët janë mbushur me tifozët dardanë.
Mediumi i njohur sllovak “sport24.pluska” raporton se 1 mijë e 300 tifozë kanë bileta zyrtare, megjithatë shumë më shumë do të arrijnë pasi ka blerë bileta nga sllovakët në të “zezën”.

“Bratislava ka qenë e gjallë që nga dje. Falë tifozëve të Kosovës ka qenë një energji e jashtëzakonshme në qytet. Brohoritjet e tyre kanë fituar vëmendjen e të gjithëve në kryeqytet”.
“Zyrtarisht ata kanë 1 mijë e 300 bileta, por shumë më shumë do të vijnë”, raporton mediumi.
Sllovakia i ka plotësuar ndërkohë të gjitha kushtet për të mos pasur probleme, pasi raportohet se në secilën rrugë ka së paku nga një parullë të policisë, të cilët po e vëzhgojnë nga afër situatën.
Te Sllovakia ka frikë të madhe se gjysma e stadiumit mund të jetë e mbushur nga kosovarët, që në bazë të raportimeve pritet të jenë rreth 7 mijë tifozë.
Kujtojmë, përballja mes Sllovakisë dhe Kosovës do të zhvillohet të enjten nga ora 20:45./Telegrafi/





