Kombëtarja e Kosovës do të luajë sot në mbrëmje ndaj Sllovakisë në ndeshjen vendimtare të play-off-it për kualifikim në Kupën e Botës, me fillim në orën 20:45 në Bratislavë.
Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, nuk do të jetë i pranishëm në këtë përballje për shkak të një lëndimi të fundit muskulor, i cili e ka detyruar të qëndrojë jashtë për disa ditë.

Rrahmani, ka qenë një figurë kyçe në mbrojtjen e ekipit gjatë eliminatoreve.
Kapiteni ka reaguar përmes rrjetit social, Instagram, me një stori të postuar në përkrahje të ekipit:
“10 vite pritje dhe sakrificë për një ditë si kjo…”, shkruan Rrahmani në postimin e tij. /Telegrafi/





