Menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala, ka dhënë një informacion shumë me rëndësi për tifozët që do të udhëtojnë për ta përcjellë ndeshjen e ‘play-off’-it ndaj Sllovakisë.
‘Dardanët’ do të synojnë fitoren në Bratislavë, për të arritur deri te një finale eventuale ku do të ndeshej me fituesin e duelit Turqi-Rumani dhe ai duel do të përcaktonte pastaj ekipin që siguron biletën për Kupën e Botës 2026.
Shala ka thënë se tifozët që kanë blerë bileta për këtë ndeshje do të arrijnë të futen në fushë pavarësisht sektorit se ku e kanë siguruar biletën.

“Kanë qarkalluar informacione se tifozët e Kosovës që kanë blerë bileta në sektorët tjerë përpos atyre mysafirëve dhe kjo nuk qëndron”.
“Ata që kanë blerë bileta kanë të drejtë të hynë në secilën pjesë të stadiumit”, ka thënë Bajram Shala.
Ekipi i Telegrafit ndodhet në Bratislavë, me gazetarët Lavdim Pireva dhe Romak Zeqiri, si dhe kameramanin Korab Basha.
Udhëtimi i ekipit është mundësuar nga 99esim, Globi M.I, DFK Group dhe Lasko./Telegrafi/





