Ramadani thotë se Maqedonia është gati për Danimarkën

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll ka përmbyllur përgatitjet në Shkup, në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski”, për ndeshjen e parë të play-off-it ndaj Danimarkës, në garë për një vend në Kampionatin Botëror de tani më është nisur drejt Kopenag...

Sport

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll ka përmbyllur përgatitjet në Shkup, në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski”, për ndeshjen e parë të play-off-it ndaj Danimarkës, në garë për një vend në Kampionatin Botëror de tani më është nisur drejt Kopenagës, njofton Telegrafi.

Mesfushori Reshat Ramadani thekson se skuadra është plotësisht e përqendruar në këtë sfidë të rëndësishme:

“Jemi të vetëdijshëm për peshën që ka kjo ndeshje për ne. E dimë rëndësinë e këtij dueli për Maqedoninë dhe do të zbresim në fushë të përgatitur për të dhënë maksimumin. Çfarëdo rezultati që të jetë, është pjesë e sportit, ndërsa fundi do të jetë pasqyrë reale e asaj që tregojmë në fushë.”

Më tej Ramadani ka shtuar se atmosfera brenda ekipit është shumë pozitive: “Motivimi i futbollistëve është në nivel maksimal. Jemi gati të japim më të mirën në çdo minutë, me disiplinë të lartë taktike, ndërsa rezultati do të jetë tregues i punës dhe përkushtimit tonë.”

Ndeshja Danimarka – Maqedonia e Veriut do të luhet më 26 mars në Kopenhagë, në orën 20:45. Ndeshja e dytë, në të cilën kundërshtari ynë do të jetë Republika Çeke ose Republika e Irlandës, do të luhet më 31 mars. /Telegrafi/