Hamza: Qytetarët janë lodhur nga qeveria e papërgjegjshme, prandaj kandidoj për kryeministër

Nacionale

<div><div><img width="640" height="337" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/805724-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Hamza: Qytetarët janë lodhur nga qeveria e papërgjegjshme, prandaj kandidoj për kryeministër" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="850" height="448" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/805724-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Hamza: Qytetarët janë lodhur nga qeveria e papërgjegjshme, prandaj kandidoj për kryeministër" loading="lazy"></p>Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në prezantimin e vizionit të tij për qeverisje të vendit, thotë se mozaikut të Kosovës po i mungon bashkimi rreth vlerave, premtimeve e politikave. Në fjalën e tij, pos tjerash, Hamza tha se Kosovën po e ndan pikërisht kjo pjesë e mozaikut. Ai shtoi se me</div>

Madhësia e shkronjave

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në prezantimin e vizionit të tij për qeverisje të vendit, thotë se mozaikut të Kosovës po i mungon bashkimi rreth vlerave, premtimeve e politikave.
Në fjalën e tij, pos tjerash, Hamza tha se Kosovën po e ndan pikërisht kjo pjesë e mozaikut. Ai shtoi se me shteti i Kosovës i duhet përparim e jo përçarje.
“Ne, bashkë, do të ecim përpara. Bashkë. Përpara është ë slogani ynë në këto zgjedhje. Sepse ky është drejtimi ynë, ky është misioni ynë. Sepse duke u bërë bashkë rreth vlerave, premtimeve dhe politikave, është pjesa që mungon në mozaikun e Kosovës, e që po mban Kosovën të ndarë. Shteti, përparon duke u bashkuar jo duke u përçarë”, u shpreh Hamza.
Ndër të tjera, Hamza akuzoi Qeverinë në detyrë, për paaftësi në qeverisje, dhe bllokim të shtetit të Kosovës.
“Qytetarët janë lodhur nga kjo qeveri e papërgjegjshme, e paaftë për ta udhëhequr vendin drejt mirëqenies, kjo është arsyeja pse unë kandidoj për kryeministër”, tha ai.