Albin Kurti mirëpret në kryeministri ekipin e Gjilanit, FC Drita

<div><div><img width="640" height="427" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/805707-attachment-1024x683.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Albin Kurti mirëpret në kryeministri ekipin e Gjilanit, FC Drita" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="2048" height="1365" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/805707-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Albin Kurti mirëpret në kryeministri ekipin e Gjilanit, FC Drita"></p>Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot (e mërkurë) në zyren e tij ekipin e Dritës para ndeshjes që ata do ta zhvillojnë ndaj AZ Alkmaar.  Drita do të takohet me ekipin holandez të enjten në kuadër të Ligës së Konferencës. Kurti e ka falenderuar Dritën për përfaqësimin dinjitoz që i kanë</div>

Nacionale

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot (e mërkurë) në zyren e tij ekipin e Dritës para ndeshjes që ata do ta zhvillojnë ndaj AZ Alkmaar. 
Drita do të takohet me ekipin holandez të enjten në kuadër të Ligës së Konferencës. Kurti e ka falenderuar Dritën për përfaqësimin dinjitoz që i kanë bërë Kosovës në arenën evropiane, teksa iu uroi fat për ndeshjen e radhës.
Postimi i plotë i Albin Kurtit:
Nga 36 ekipe, FC Drita e Gjilanit renditet në vendin e 8-të në Ligën e Konferencës. Shanset i kanë të mëdha për kualifikim në fazën tjetër. Përfaqësuesve të klubit, tranjerit, futbollistëve dhe stafit teknik, që i mirëprita me kënaqësi në kryeministri, i shpreha mirënjohjen për përfaqësimin dinjitoz të shtetit tonë. Bardh e kaltërtit nga Gjilani nesër mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë e presin AZ Alkmaar e Holandës në ndeshjen e radhës. Arritja e rezultatit pozitiv do të shënonte tjetër sukses historik për klubin dhe mbarë futbollin tonë. Forca Drita!