Mbi 1400 forca policore janë angazhuar këtë të diel për mbarëvajtjen e protestës së thirrur sot nga opozita në orën 18:00.
Duke qene se protesta e opozitës nuk do të ketë podium por marshim, policia për të qenë e përgatitur për çdo situatë të mundshme, ka vendosur efektivë policie jo vetëm te Kryeministria , por edhe te Parlamenti dhe institucione të tjera.

Grupe me punonjës policie do të jenë të dislokuar edhe në disa zona të kryeqytetit.
Drejtori i komanduar i Policisë Sokol Bizhga ka zhvilluar mbledhje me vartësit e tij ku i ka dhënë porositë lidhur me protestën ku detyra kryesore është garantimi i sigurisë së qytetarëve dhe ruajtja e qetësisë duke iu shmangur provokimeve nëse do të ketë nga protestuesit. /A2 CNN





