Mesfushori Valon Berisha ka qenë ndër lojtarët kryesorë në fitoren e Zurichut ndaj liderit të Zvicrës, Thun.
Zurich triumfoi me rezultat 2-1, sfidë ku mysafirët e shijuan humbjen e parë të këtij sezoni.

Berisha ishte fantastik, ku fillimisht dhuroi një asistim të bukur për Reverson, i cili e zhbllokoi rezultatin (15’).
Ndërsa, më vonë e gjeti për mrekulli të lirë Cavaleiro, me këtë të fundit që shënoi për t’i arkëtuar pikët e plota (77’).
Kjo paraqitje e Berishës vjen në momentin më të mirë, meqenëse të enjten e ardhshme – Kosova e zhvillon përballjen më të rëndësishme në histori, ndaj Sllovakisë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.
Kujtojmë, Berisha të hënën do ta zhvillojë stërvitjen e parë te Kosova para këtyre dy sfidave jetike për Kosovën./Telegrafi/





