Mbi 20 mijë qytetarë të Maqedonisë së Veriut, udhëtuan jashtë shtetit për fundjavën festive

Brenda 12 orësh, mbi 20,000 shtetas të Maqedonisë, vendosën të kalojnë pushimet jashtë vendit. 7,945 shtetas hynë në vend përmes pikës kufitare të Bogorodicës, ndërsa 2,708 të huaj u larguan nga vendi. “Në pikën kufitare të Bogorodicës sot nga ora 12...

Nacionale

Brenda 12 orësh, mbi 20,000 shtetas të Maqedonisë, vendosën të kalojnë pushimet jashtë vendit. 7,945 shtetas hynë në vend përmes pikës kufitare të Bogorodicës, ndërsa 2,708 të huaj u larguan nga vendi.

“Në pikën kufitare të Bogorodicës sot nga ora 12:00 deri në orën 12:00, 1,224 shtetas hynë në vend, dhe 7,954 shtetas u larguan. Sa i përket shtetasve të huaj, gjatë së njëjtës periudhë, 3,098 hynë në vendin tonë, dhe 2,708 u larguan”, tha Goce Andreevski, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme.

Ministria e Brendshme thotë se 3,040 shtetas të RMV-së dhe 4,430 shtetas të huaj u larguan nga vendi përmes pikës kufitare të Bllacës.

“Në pikën kufitare Bllacë nga dje deri sot, nga ora 12:00, kanë hyrë 1979 shtetas, ndërsa 3040 kanë dalë nga vendi. Sa i përket shtetasve të huaj, në të njëjtën periudhë kanë hyrë 6339 shtetas të Maqedonisë, ndërsa 4430 kanë dalë”, tha Andreevski.

Ministria e Brendshme thotë se janë vënë në funksion të gjitha kapacitetet njerëzore dhe teknike për të përshpejtuar fluksin e udhëtarëve. Është praktikë që pothuajse çdo fundjavë e zgjatur një pjesë e madhe e qytetarëve maqedonas të kalojnë jashtë vendit.