Një nga tre kosovarët që humbën jetën në një kantier ndërtimi në Vjenë, Asllan Musliu, do t’i jepet lamtumira e fundit nesër në Prizren.
Ceremonia e varrimit e Asllan Musliut në Prizren do të nisë nga ora 15:00.

Si 22-vjeçar ai iu bashkua luftes dhe qëndroi deri në çlirimin e Kosovës, duke dhënë kontributin e tij në një nga periudhat më të lavdishme për vendin tonë, pjesë e Drejtimit Taktik Nr. 2 në operacionin “Shigjeta”, në betejën e Pashtrikut.
Pas luftës, ai vazhdoi të shërbejë si rreshter i Batalionit Gardist pranë Z2M të TMK-së.
Jeta e çoi në mërgim, në Vjenë, ku kaloi vite të tëra larg vendit.





