Pasuria e aktores, Sydney Sweeney, ka shënuar një rritje të ndjeshme në dy vitet e fundit, duke arritur në rreth 40 milionë dollar (rreth 36–37 milionë euro), nga rreth 10 milionë që ishte më pare (9.3 milionë euro).
Sipas raportimeve, kjo rritje prej rreth 30 milionë dollarësh (rreth 28 milionë euro) vjen jo vetëm nga projektet filmike si “Anyone But You” dhe “The Housemaid”, por edhe nga rikthimi i saj në serialin “Euphoria”.

Megjithatë, pjesa më e madhe e të ardhurave të saj lidhet me bashkëpunimet fitimprurëse me marka të njohura si Armani Beauty, Miu Miu dhe Kérastase, shkruan DailyMail.
Një ndikim të madh pati edhe fushata e saj me American Eagle, e cila megjithëse u shoqërua me polemika, rezultoi shumë e suksesshme financiarisht, duke rritur ndjeshëm vlerën e kompanisë.
Përveç kësaj, aktorja ka nisur edhe biznesin e saj me linjën e të brendshmeve, duke zgjeruar më tej suksesin e saj përtej aktrimit. /Telegrafi/





