Fund i shpejtë për Galaxy Z TriFold, Samsung konfirmon ndërprerjen

Dhurata e Krishtlindjeve e Samsung vitin e kaluar ishte një nga pajisjet e saj më ambicioze në një kohë shumë të gjatë. Kompania lansoi Galaxy Z TriFold dhe u prit ngrohtësisht fillimisht në Korenë e Jugut, e më pas në disa vende të tjera, përfshirë ...

Teknologji

Dhurata e Krishtlindjeve e Samsung vitin e kaluar ishte një nga pajisjet e saj më ambicioze në një kohë shumë të gjatë.

Kompania lansoi Galaxy Z TriFold dhe u prit ngrohtësisht fillimisht në Korenë e Jugut, e më pas në disa vende të tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara, në fillim të këtij viti.

Vetëm disa muaj më vonë, kompania mori një vendim të trishtueshëm.

Samsung ka konfirmuar zyrtarisht se Galaxy Z TriFold do të ndërpritet.

Pas raporteve të pakonfirmuara nga fillimi i kësaj jave, kompania tha se do të fillojë duke ndaluar shitjet në Korenë e Jugut.

Kjo do të pasohet nga ndërprerja e pajisjes në SHBA. /Telegrafi/