Nuk ka vend për Diant Ramajn e Brajan Grudën, Gjermania publikon listën për ndeshjet e marsit

Përzgjedhësi Julian Nagelsmann ka bërë publike listën për dy miqësoret e muajit mars. Për herë të parë janë ftuar portieri Jonas Urbig si dhe mesfushori i talentuar Lennart Karl, ndërsa Jamal Musiala mungon në këto dy përballje. Përndryshe, në listën...

Sport

Përzgjedhësi Julian Nagelsmann ka bërë publike listën për dy miqësoret e muajit mars.

Për herë të parë janë ftuar portieri Jonas Urbig si dhe mesfushori i talentuar Lennart Karl, ndërsa Jamal Musiala mungon në këto dy përballje.

Përndryshe, në listën e Nagelsmann janë rikthyer edhe emrat si Anton Stach, Pascal Gross, Deniz Undav, Josha Vagnoman dhe Kai Havertz. Ndërkohë, nuk ka pasur vend për Brajan Grudën e Diant Ramajn.

Kujtojmë, Gjermania është mysafir i Zvicrës më 27 mars kurse tre ditë më vonë përballet me Ganën./Telegrafi/