Inteligjenca Artificiale në vendin e punës – Gjermania “po e arrin ritmin ndjeshëm”

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në Gjermania po rritet me ritme të shpejta, duke shënuar një dyfishim të përdorimit të rregullt të mjeteve si ChatGPT, Gemini dhe Copilot brenda një viti. Sipas studimit “HR Monitor 2026” nga McKinsey & Compa...

Teknologji

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në Gjermania po rritet me ritme të shpejta, duke shënuar një dyfishim të përdorimit të rregullt të mjeteve si ChatGPT, Gemini dhe Copilot brenda një viti.

Sipas studimit “HR Monitor 2026” nga McKinsey & Company, përqindja e punonjësve që përdorin IA në mënyrë të rregullt është rritur nga 19 në 38 për qind.

Edhe integrimi i përditshëm në punë është rritur, megjithëse mbetet ende relativisht i ulët, nga 7 në 16 për qind.

Megjithatë, një pjesë e kompanive gjermane mbeten të kujdesshme, me rreth 14 për qind që e ndalojnë plotësisht përdorimin e IA-së në vendin e punës.

Ekspertët theksojnë se mungesa e trajnimeve mbetet një pengesë kryesore, pasi vetëm 28 për qind e kompanive ofrojnë edukim formal për IA.

Pavarësisht progresit, rruga drejt përdorimit të gjerë dhe të qëndrueshëm të inteligjencës artificiale në Gjermani ende kërkon investime në aftësimin e punonjësve dhe rregulla më të qarta. /Telegrafi/