Real Madrid ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, pasi eliminoi Manchester City me rezultat të përgjithshëm 5-1, në një ndeshje të mbushur me tension, gola të anuluar dhe vendime të shumta nga VAR-i.
Ndeshja nisi me ritëm të lartë nga të dy skuadrat, ku Man City rrezikoi që në fillim me Rayan Cherki që goditi shtyllën.
Megjithatë, madrilenët fituan një penallti pas ndërhyrjes së VAR-it, ndërsa situata u komplikua për anglezët kur Bernardo Silva u ndëshkua me karton të kuq.

Nga pika e bardhë, Vinicius Junior nuk gaboi, duke kaluar Realin në epërsi 0-1 në minutën e 22-të.
Pavarësisht inferioritetit numerik, Man City reagoi dhe arriti të barazojë në minutën e 41-të me Erling Haaland, i cili shfrytëzoi një top të kthyer brenda zonës për 1-1.
Momenti vendimtar erdhi në minutat shtesë, kur Vinicius Junior shënoi për 1-2 pas një topi të kthyer në zonë, duke i dhënë epërsinë madrilenëve.
Braziliani realizoi sërish pak sekonda më vonë, por goli u anulua për pozitë jashtë loje pas rishikimit nga VAR-i, duke shtuar dramën në fundin e takimit.
Edhe pse Manchester City pati disa gola të anuluar për pozicion jashtë loje gjatë ndeshjes, nuk arriti të ndryshojë fatin e përballjes. Në fund, Real Madridi menaxhoi avantazhin dhe vulosi kualifikimin me rezultat të përgjithshëm bindës 5-1. /Telegrafi/





