FSK shpall fituesit e garave sportive për nder të “Ditës së Forcës”

Nacionale

<div><div><img width="640" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/805171-attachment-1024x576.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="FSK shpall fituesit e garave sportive për nder të “Ditës së Forcës”" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="2048" height="1152" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/805171-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="FSK shpall fituesit e garave sportive për nder të “Ditës së Forcës”"></p>Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se ka përmbyllur me sukses garat tradicionale sportive të organizuara në kuadër të aktiviteteve për shënimin e “Ditës së Forcës”. Ceremonia përmbyllëse u zhvillua sot në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ku u shpallën fituesit e të gjitha disiplinave. Siç thuhet në njoftimin e FSK-së në Facebook, para fillimit</div>

Madhësia e shkronjave

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se ka përmbyllur me sukses garat tradicionale sportive të organizuara në kuadër të aktiviteteve për shënimin e “Ditës së Forcës”.
Ceremonia përmbyllëse u zhvillua sot në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ku u shpallën fituesit e të gjitha disiplinave. Siç thuhet në njoftimin e FSK-së në Facebook, para fillimit të ceremonisë u realizuan edhe takimet finale të garave, për të vazhduar më pas me ceremoninë e shpërndarjes së çmimeve. Në këtë ceremoni i pranishëm ishte zëvendëskomandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjeneral major Enver Cikaqi, si dhe oficerë e nënoficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Vendi i parë në futboll i takoi ekipit të KDS-së, në disiplinën e volejbollit vendin e parë e fitoi Regjimenti i Tretë i Këmbësorisë , në Shah më i miri u zgjodh OF1 Arsim Kelmendi, ndërsa në Kros në kategorinë e femrave vendin e parë e mori Ushtar i Klasit të Parë Edona Guri nga KDS, ndërsa në kategorinë e meshkujve vendi i parë i takoi Ushtar i Klasit të Parë, Leon Thaçi nga Regjimenti i Parë i Këmbësorisë”, shkruhet në postim.
Ky aktivitet kishte për qëllim, siç thuhet, promovimin e shëndetit fizik, frymës sportive dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet pjesëtarëve të Forcës.