Drenica ka shënuar fitore me rezultat 4-2 në shtëpi ndaj Malishevës në kuadër të javës së 25-të në elitën e futbollit kosovar.
Vendasit kaluan në epërsi me anë të Igball Jasharit i cili realizoi për rezultatin 1-0 pas një aksioni të bukur në minutën e 33-të.
Mysafirët reaguan duke barazuar shifrat me anë të Diattas i cili realizoi për rezultatin 1-1 në minutat shtesë të pjesës së dytë.

Drenica ia doli të rikthejë epërsinë në minutën e 76-të ku sërish autor i golit ishte Jashari që realizoi për 2-1.
Nuk vonoi shumë dhe të besuarit e Tomas Brdaric gjetën edhe golin e tretë, ku kësaj radhe Kreshnik Uka realizoi në minutën e 80-të për 3-1.
Malisheva ia doli të shënojë edhe një herë tjetër për 3-2 në minutën e 83-të, por nuk arritën të evitojnë humbjen, teksa deri në fishkëllimën e fundit vendasit realizuan edhe një herë tjetër me Andi Veliqin për rezultatin përfundimtar 4-2.
Me këtë fitore Drenica shkon në kuotën e 25 pikëve dhe mban pozitën e nëntë në tabelë, ndërsa Malisheva mbetet e katërta me 37 sosh./Telegrafi/





