Rrjeti social Instagram po vendos kufizime për postimet?

Instagram po teston një veçori të re që mund të ndryshojë mënyrën se si përdoruesit krijojnë dhe shpërndajnë përmbajtje.
Disa përdorues kanë raportuar se aplikacioni u shfaq një njoftim sipas të cilit ata lejohen të përdorin maksimumi tre hashtagë në çdo postim.
Kufizimi i ri nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Meta, kompania mëmë e Instagramit, dhe aktualisht nuk shfaqet tek të gjithë përdoruesit.
Për këtë arsye, ekspertët e teknologjisë besojnë se bëhet fjalë për një test të kufizuar, të cilin platforma po e përdor për të vlerësuar reagimet dhe efektet në mënyrën e shpërndarjes së përmbajtjes.
Deri më tani, përdoruesit kanë pasur mundësinë të përdorin deri në 30 hashtagë për postim, veçori që influencerët dhe bizneset e kanë shfrytëzuar për rritjen e shikueshmërisë.
Ndryshimi i mundshëm në vetëm tre hashtagë mund të ndikojë drejtpërdrejt në strategjitë e marketingut, në promovimin e llogarive dhe në mënyrën se si përmbajtja shpërndahet në platformë.
Instagram nuk ka dhënë asnjë sqarim nëse ky kufizim do të bëhet i përhershëm, apo nëse është vetëm një test afatshkurtër.
Pritet që kompania të publikojë një deklaratë zyrtare në ditët në vijim.
Ndërkohë, përdoruesit vazhdojnë të ndajnë përvoja të ndryshme, ndërsa komuniteti i krijuesve të përmbajtjes shpreh shqetësimin se kufizimi mund t’i dëmtojë në arritjen e audiencave të reja.
Meta ka prezantuar një mjet të ri për krijuesit që quhet “content protection”, i cili mund të zbulojë automatikisht kur një video origjinale e krijuesit është ribotuar (ose pjesërisht ose plotësisht) në Facebook ose Instagram.
Krijuesit që janë të regjistruar mund të shohin se cilat llogari kanë shpërndarë përmbajtjen e tyre dhe të ndërmarrin veprime: Me opsionin “track”, krijuesi mund të vendosë një etiketë që tregon qartë se videoja është origjinale nga llogaria e tyre.
The post Rrjeti social Instagram po vendos kufizime për postimet? appeared first on TËVË 1 – Lexoje të vërtetën!.