Ishte i pamëshirshëm ndaj Dritës, Almir Kryeziu shpallet më i miri i xhiros së 24-të në Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në Superligën e futbollit kosovar. Për javën e nj...

Sport

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në Superligën e futbollit kosovar.

Për javën e njëzet e katërt të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë futbollistit të FC Ballkani, Almir Kryeziu, i cili shënoi një gol dhe asistoi në një gol tjetër në ndeshjen kundër FC Drita, e cila përfundoi me rezultatin 3:0.

Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit. Pasi mori këtë çmim, Kryeziu u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës.

”Ka qenë një ndeshje e vështirë, sepse Drita ka një skuadër shumë të mirë. E kemi përgatitur shumë mirë ndeshjen dhe jemi shumë të lumtur për këtë fitore. Jemi në vendin e parë me pikë të barabarta, por kemi edhe shumë ndeshje të cilat do t’i luftojmë”.

“Falënderoj komisionin për vlerësimin, klubin FC Ballkani dhe jam i lumtur që jam në formë dhe po mund ta ndihmoj ekipin”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së. /Telegrafi/