Subjektet politike kanë afat deri nesër në 23:59 për t’i dorëzuar në KQZ listat me kandidatë për deputetë

<div><div><img width="600" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/804806-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Subjektet politike kanë afat deri nesër në 23:59 për t’i dorëzuar në KQZ listat me kandidatë për deputetë" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="600" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/804806-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Subjektet politike kanë afat deri nesër në 23:59 për t’i dorëzuar në KQZ listat me kandidatë për deputetë" loading="lazy"></p>Nesër (7 dhjetor) në orën 23:59 do të përfundojë afati i dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025. Deri tani kanë përfunduar tri nga afatet kryesore që kanë të bëjnë me subjektet politike. Aplikimi për certifikim i subjekteve</div>

Nacionale

Nesër (7 dhjetor) në orën 23:59 do të përfundojë afati i dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.
Deri tani kanë përfunduar tri nga afatet kryesore që kanë të bëjnë me subjektet politike.
Aplikimi për certifikim i subjekteve politike që duan të marrin pjesë në zgjedhje; formimi i koalicioneve nga partitë politike; dhe njoftimi për mospjesëmarrje në zgjedhje – janë aktivitetet kryesore, afatet e të cilave kanë përfunduar më 30 nëntor, në orën 23:59.
Theksojmë se më 17 dhjetor nis edhe fushata elektorale, për zgjedhjet nacionale në vend.