Goditje e rëndë për PSG-në, Doue këput ligamentin dhe pritet të mungojë për muaj të tërë

Sport

Desire Doue ka pësuar një lëndim të rëndë në gjurin e djathtë dhe pritet të mungojë për disa muaj, duke marrë një goditje të madhe Paris Saint-Germaini. Sipas raportimeve të mediumit francez L’Equipe, sulmuesi 21-vjeçar ka këputur ligamentin e kryqëzuar anterior në gjurin e djathtë, lëndim që kërkon një periudhë të gjatë rikuperimi. Futbollisti francez […]

Madhësia e shkronjave

Desire Doue ka pësuar një lëndim të rëndë në gjurin e djathtë dhe pritet të mungojë për disa muaj, duke marrë një goditje të madhe Paris Saint-Germaini.

Sipas raportimeve të mediumit francez L’Equipe, sulmuesi 21-vjeçar ka këputur ligamentin e kryqëzuar anterior në gjurin e djathtë, lëndim që kërkon një periudhë të gjatë rikuperimi.

Futbollisti francez u lëndua gjatë fitores së PSG-së me rezultat 3-2 ndaj OGC Nice, të shtunën, në kuadër të Ligue 1.

Ai u detyrua të largohej nga fusha me barelë, në lot dhe me duart e vendosura në fytyrë.

Vlerësimet e para mjekësore të së shtunës konfirmuan këputjen e ligamentit, por jo një dëmtim edhe më të rëndë që do të përfshinte disa ligamente.

Megjithatë, për të përcaktuar më saktë shkallën e lëndimit, Doue pritet t’i nënshtrohet një rezonance magnetike të dielën.

Ylli i PSG-së pëson lëndim të rëndë, largohet nga fusha duke bërtitur nga dhimbjet

Në vend që të dërgohej menjëherë në spitalin lokal, sulmuesi mori trajtimin e parë mjekësor në stadium dhe më pas u kthye në Paris së bashku me pjesën tjetër të skuadrës.

Mungesa e tij për disa muaj përbën një goditje të madhe për trajnerin Luis Enrique, i cili do të ketë një alternativë më pak në repartin ofensiv për ndeshjet e Ligue 1 dhe Ligës së Kampionëve./Telegrafi/