Antonio Rudiger luajti shkëlqyeshëm në fitoren 3-0 të Real Madridit ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-tës së finales së Ligës së Kampionëve.
Federico Valverde, kapiteni i Real Madridit dhe lojtari i gjithanshëm, luajti një ndeshje fantastike. Ai shënoi të tre golat në mënyrë efektive, në minutat e 20-të, 27-të dhe 42-të, por Rudiger bëri një paraqitje të shkëlqyer duke eklipsuar Erling Haalandin.
Falë mbrojtësit gjerman, Haaland u vu re vetëm kur doli nga fusha në minutën e 80-të duke bërë që gazeta Marca ta quaj atë “Don Antonio” për performancën e tij të shkëlqyer.
Rudiger, përveç leximit të shkëlqyer të lojës dhe shpirtit luftarak, është i njohur për ngritjen dhe ruajtjen e atmosferës në ekipin e Realit. Kjo është arsyeja pse tifozët e duan atë dhe Kjo ishte e dukshme pas triumfit ndaj Cityt.
Tifozët e Realit në rrugën pranë stadiumit Santiago Bernabeu e vunë re Rudigerin në makinën e tij dhe iu afruan. Ata rrethuan automjetin e tij dhe e tundën atë.
While’s Real Madrid players are gone home at the end of the match there is Rudiger who is having a street party with Real Madrid fans 😭
pic.twitter.com/W6u3MLRlSV
— Miss ADEL🦋🦚🌹 (@a_derll) March 12, 2026






