"Hija jote ka me mbet hije e imja", Dafina Zeqiri paralajmëron këngën e re

Këngëtarja shumë e ndjekur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka ndezur diskutimet në rrjetet sociale ditën e sotme (e hënë) duke publikuar disa fotografi në Instagram.

“Hija jote ka me mbet hije e imja", ka thënë ajo.

Ky shkrim është interpretuar nga shumë fansa si paralajmërim i një projekti të ri muzikor që pritet të dalë së shpejti.

Foto: Instagram

Fotografitë dhe fraza misterioze kanë shkaktuar reagime të shumta dhe komente nga ndjekësit, të cilët po sugjerojnë se bëhet fjalë për një këngë apo një klip të ri, megjithëse deri tani artistja nuk ka dhënë detaje zyrtare mbi titullin, datën e publikimit apo formën e projektit.

Kjo vjen pak pasi u bë nënë për herë të parë e një djali që e ka pagëzuar me emrin, Daskan.

Megjithatë, ajo nuk është ndalur dhe po e menaxhon tejet mirë edhe këtë pjesë.

Mbetet për t'u parë se çfarë ka përgatitur për fansat e publikun. /Telegrafi/