Ishte parë duke notuar pranë gadishullit të Karaburunit, gjendet e ngordhur foka në Vlorë

Një fokë e ngordhur është gjetur brenda ambienteve të Bazës Ushtarake të Pashalimanit, në Vlorë.

Ndërkaq, një ditë më parë, kafsha ishte parë duke notuar pranë gadishullit të Karaburunit nga vizitorë të huaj që eksploronin zonën, ndërsa këtë të hënë u gjet e pajetë në breg.

Siç raporton Top Channel dyshohet se foka mund të jetë vrarë dëmtim nga peshkimi me eksploziv (dinamit), por kjo nuk është konfirmuar ende.

Specialistët e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura po shqyrtojnë rastin dhe pritet të verifikojnë shkakun e ngordhjes së saj.

Fokat janë shfaqur kohët e fundit në ujrat e gjirit të Vlorës; pak ditë më parë një tjetër fokë u filmua duke u ushqyer me një oktapod, ndërsa para dy vitesh një tjetër kafshë u afrua brenda ambjenteve të ankorimit të skafeve në Radhimë. /Telegrafi/