Pjesë e Ferma VIP 3? Reagon Ermiona Lekbello

Magazina

Ferma VIP 3 nis së shpejti dhe tashmë kanë qarkulluar disa emra të mundshëm që mund të jenë pjesë e këtij spektakli. Në mesin e tyre është edhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2, Ermiona Lekbello. Megjithatë, ajo ka hedhur poshtë këto aludime me anë të një postimi të ndarë në InstaStory. Foto: Instagram […]

Madhësia e shkronjave

Ferma VIP 3 nis së shpejti dhe tashmë kanë qarkulluar disa emra të mundshëm që mund të jenë pjesë e këtij spektakli.

Në mesin e tyre është edhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2, Ermiona Lekbello.

Megjithatë, ajo ka hedhur poshtë këto aludime me anë të një postimi të ndarë në InstaStory.

Foto: Instagram

“Dua të sqaroj ndjekësit e mi të dashur se nuk ka asgjë të vërtetë në këto lajme për praninë time në FERMA VIP”, tha ajo.

Tutje shtoi: “Nuk është finalizuar asnjë bisedë ndaj këto lajme janë thjesht thashetheme”.

Ndërkaq, u konfirmua se Arbana Osmani do të jetë prezantuese e këtij edicioni.

Ermiona është pëlqyer tejet shumë në Big Brother për karakterin dhe mënyrën se si e zhvilloi lojën e saj. /Telegrafi/

Ermiona Lekbello