Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristi Lamajt nga Big Brother VIP Albania

Magazina

<div><div><img width="640" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/Kri-1024x576.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="1079" height="607" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/Kri.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt=""></p>Para disa ditësh, në shtëpinë e Big Brother VIP Albania u lexua një zarf i zi, përmes të cilit u njoftua për përjashtimin e menjëhershëm të Kristi Lamajt nga gara. Në atë moment, produksioni nuk dha detaje për arsyet e këtij vendimi, duke lënë publikun dhe banorët në mister. Gjatë spektaklit të së shtunës, u […]</div>

Madhësia e shkronjave

Para disa ditësh, në shtëpinë e Big Brother VIP Albania u lexua një zarf i zi, përmes të cilit u njoftua për përjashtimin e menjëhershëm të Kristi Lamajt nga gara.
Në atë moment, produksioni nuk dha detaje për arsyet e këtij vendimi, duke lënë publikun dhe banorët në mister.
Gjatë spektaklit të së shtunës, u publikua më në fund klipi i plotë i Kristit, ku ai shfaqet në oborrin e shtëpisë duke bërë një monolog për ftesën që mori për pjesëmarrje dhe për gjithë rrugëtimin e tij në format.

Në fjalën e tij, ai u shpreh: “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Kristi”, duke reflektuar mbi eksperiencën e tij brenda shtëpisë.
Në fund të klipit, u zbulua edhe arsyeja kryesore e përjashtimit: Kristi shihet duke kapërcyer murin rrethues të shtëpisë, veprim që e kishte bërë edhe dy herë më parë.
Ky ishte rasti i tretë, gjë që çoi në vendimin për përjashtimin e tij përfundimtar nga gara.