Dion Mala – i eliminuari i parë i edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova

Magazina

Dion Mala nga Peja është banori i parë i eliminuar nga Big Brother VIP Kosova 5 Modeli nga Peja, Dion Mala, është banori i parë që i jep fund aventurës së tij në edicionin e pestë të Big Brother VIP Kosova. Ai nuk ka arritur t’i mbijetojë televotimit për eliminimin e parë të këtij sezoni, […]

Madhësia e shkronjave

Dion Mala nga Peja është banori i parë i eliminuar nga Big Brother VIP Kosova 5

Modeli nga Peja, Dion Mala, është banori i parë që i jep fund aventurës së tij në edicionin e pestë të Big Brother VIP Kosova.

Ai nuk ka arritur t’i mbijetojë televotimit për eliminimin e parë të këtij sezoni, duke lënë kështu shtëpinë pas disa ditësh qëndrimi në formatin televiziv.

Përballë tij në televotim ishin edhe tetë banorë të tjerë: Nichi, Akili, Anjeza, Zoja, Arlinda, Shqiponja, Antoneta dhe Adriani.

Pas votave të publikut, Dion u shpall banori i parë i eliminuar i këtij edicioni, duke përfunduar kështu rrugëtimin e tij në Big Brother VIP Kosova 5.

Ndërkohë, banorët e tjerë vazhdojnë garën për çmimin e madh dhe aventurën brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë. /Telegrafi/

Komentet