Shpërthimi në Elbasan, nisin hetimet për shkaqet e tragjedisë – priten ekspertët e Institutit të Ndërtimit

Nacionale

Pas nxjerrjes së trupit të pajetë të 69-vjeçarit Hamit Ibro, mëngjesin e sotëm kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të shpërthimit që shkatërroi një pallat në Elbasan dhe shkaktoi dy viktima. Gazetarja e Top Channel, Bruna Kërçyku, raporton se ekspertë të Policisë dhe Prokurorisë kanë nisur punën për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes, ndërsa […]

Madhësia e shkronjave

Pas nxjerrjes së trupit të pajetë të 69-vjeçarit Hamit Ibro, mëngjesin e sotëm kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të shpërthimit që shkatërroi një pallat në Elbasan dhe shkaktoi dy viktima.

Gazetarja e Top Channel, Bruna Kërçyku, raporton se ekspertë të Policisë dhe Prokurorisë kanë nisur punën për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes, ndërsa në vijim pritet mbërritja e specialistëve të Institutit të Ndërtimit, të cilët do të kryejnë një tjetër vlerësim të gjendjes së godinës.

Gjendet viktima e dytë e shpërthimit në Elbasan, trupi i 69-vjeçarit nxirret pas disa orësh kërkime

Komentet