Mbi 2 kilogramë k****** të fshehura në makinën e tyre, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Nacionale

Dy shtetas shqiptarë, përkatësisht 23 dhe 28 vjeç, janë arrestuar në Itali, pasi policia zbuloi mbi dy kilogramë k****** të fshehura në një hapësirë të posaçme në automjetin me të cilin udhëtonin. Sipas medies italiane Teleromanga, kontrolli u krye nga Policia e Shtetit në zonën e Bolonjës, pasi automjeti, i cili vinte nga Valsamoggia dhe […]

Madhësia e shkronjave

Dy shtetas shqiptarë, përkatësisht 23 dhe 28 vjeç, janë arrestuar në Itali, pasi policia zbuloi mbi dy kilogramë k****** të fshehura në një hapësirë të posaçme në automjetin me të cilin udhëtonin.

Sipas medies italiane Teleromanga, kontrolli u krye nga Policia e Shtetit në zonën e Bolonjës, pasi automjeti, i cili vinte nga Valsamoggia dhe ishte në pronësi të një gruaje me banim në provincën e Sienës, tërhoqi vëmendjen e efektivëve për shkak të sjelljes së dy personave që ndodheshin në të.

Nervozizmi i tyre gjatë kontrollit bëri që policët të kryenin verifikime më të hollësishme dhe të kontrollonin automjetin, transmeton Telegrafi.

Gjatë kontrollit, efektivët vunë re një parregullsi në tapicerinë poshtë pedaleve të drejtuesit të mjetit, ku ishte krijuar një hapësirë e fshehtë brenda shasisë së makinës, e pajisur me një mekanizëm të posaçëm hapjeje dhe mbylljeje.

Në këtë hapësirë u gjetën dy pako me më shumë se dy kilogramë k******, të cilat u sekuestruan nga autoritetet. Në kuadër të operacionit u sekuestrua edhe automjeti.

Dy shqiptarët u arrestuan në flagrancë, nën dyshimin për mbajtje dhe transport të lëndëve narkotike në bashkëpunim.

Ata u shoqëruan në ambientet e policisë rrugore, në pritje të procedurave të mëtejshme gjyqësore./Telegrafi/

Komentet