Barcelona ka marrë një lajm të keq për mesfushorin Rodri, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave për rreth një muaj për shkak të një lëndimi të ri.
Sipas raportimit të Diario Sport, 30-vjeçari pësoi shqetësime në muskujt e pasmë të kofshës së djathtë gjatë fitores 3-0 ndaj Aston Villas në Ligën e Kampionëve, të mërkurën mbrëma.
Ekzaminimet mjekësore të kryera sot kanë konfirmuar një çarje në këtë pjesë të muskulit, që pritet ta mbajë atë jashtë fushave për të paktën katër javë.
🚨⚠️ Rodri suffers hamstring injury and will be out of action for Barcelona and Spain for the next month.Out for Barça next game against Atlético this weekend. ❌ https://t.co/owY6co3e0A
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 4, 2026
Si pasojë, Rodri do të mungojë në ndeshjen e së dielës në La Liga ndaj Atletico Madridit, si dhe në përballjet me Villarrealin, Sabahun në Ligën e Kampionëve dhe Deportivo La Corunan pas pushimit ndërkombëtar.
Mesfushori pritet të mungojë gjithashtu në ndeshjet e Spanjës në Ligën e Kombeve./Telegrafi/