Barcelona ka mposhtur Aston Villan me rezultat 3-0 në raundin e katërt të Ligës së Kampionëve, por fitorja është shoqëruar me një lajm shqetësues për trajnerin Hansi Flick.
Mesfushori spanjoll Rodri, u detyrua të largohej nga loja në pushimin e pjesës së parë për shkak të një problemi muskulor, duke vënë në dyshim pjesëmarrjen e tij në derbin e së dielës ndaj Atletico Madridit.
Rodri ndjeu shqetësime fizike drejt fundit të pjesës së parë, por vendosi të qëndronte në fushë deri në përfundimin e saj.
Pas konsultimeve me stafin mjekësor dhe trajnerin Flick, u vendos që mesfushori të mos e vazhdonte ndeshjen. Në vend të tij u aktivizua Marc Bernal.
Sipas mediave spanjolle AS dhe Mundo Deportivo, ekzaminimet e mëtejshme mjekësore do të përcaktojnë natyrën e dëmtimit dhe kohën e mundshme të rikuperimit të lojtarit.
“Rodri ka ndjerë disa shqetësime muskulore. Duhet të presim deri nesër”, deklaroi Flick pas ndeshjes, duke lënë të kuptohet se ende nuk ka një vlerësim përfundimtar të gjendjes së mesfushorit.
Trajneri gjerman theksoi se Barcelona ka katër ditë në dispozicion për t’u rikuperuar dhe për t’u përgatitur për sfidën e radhës, e cila mund të ketë rëndësi të madhe në garën për titullin e La Ligës.
Fituan 3-0, por ish-futbollisti kritikon ashpër Barcelonën: Kështu nuk mund të mbijetojnë në Ligën e Kampionëve
Katalanasit kryesojnë aktualisht renditjen me 30 pikë pas 11 xhirove, ndërsa Atletico Madridi ka 28 pikë dhe Real Madridi 27.
Për derbin e së dielës, Flick mund të përfitojë edhe nga rikthimi i disa lojtarëve në repartin defensiv. Jules Kounde, Eric Garcia dhe Andreas Christensen pritet të jenë sërish në dispozicion./Telegrafi/